Gattuso nuk e përjashton mundësinë e largimit të Higuainit

E publikuar: 11/01/2019 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gennaro Gattuso po përgatit Milanin për Coppa Italia me Sampdorian.

Trajneri italian nuk po e përjashton një shitje të Gonzalo Higuainit pas interesimit të madh të Chelseat.

Kjo e fundit po mundohet të gjejë një zgjidhje pas dështimit të përmbushin pritshmëritë nga ana e Olivier Giroud dhe Alvaro Moratas.

“Nëse e shoh që Gonzalo nuk po stërvitet në mënyrën si më pëlqen ta shoh, atëherë nuk do ta kisha marrë në skuadër kundër Sampdorias”, siguroi trajneri.

“Ka thashetheme rreth tij në këto momente, por duke parë mënyrën se si po stërvitet, përpjekjet që po bënë dhe profesionalizmin me të cilin po stërvitet, tani për tani është në rregull”.

“Pjesa tjetër i takon vëllai të tij, agjenti të lojtarit si dhe Leonardos. Shpresoj që Higuain të mbetet sa më gjatë që të jetë e mundur, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të shohim. Për sa kohë që është këtu dhe vazhdon të sillet me këtë nivel të profesionalizmit, nuk do të jetë problem për mua”, tha Gattuso.

Ndryshe, Milan pas Sampdorias do të luajë me Juventusin në kuadër të Superkupës së Italisë. /Telegrafi/