Gattuso: Nuk e kishim të sigurt fitoren, por jam i lumtur me tri pikët

E publikuar: 23/02/2019 11:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani ka marrë një tjetër fitore në Serie A dhe ndodhet në pozitën e katërt në tabelë.

Rossonerët kanë triumfuar përballë Empolit me rezultat të pastër 3-0 dhe tani janë vetëm një pikë larg Interit në pozitën e tretë.

Pas këtij triumfi ka folur edhe trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso duke thënë që nuk e kishin fitoren e sigurt.

“Si filloi ndeshja nuk e kishim fitoren e sigurt pasi Empoli luajti mirë në pjesën e parë”.

“Kemi shënuar tre gola dhe kjo është e rëndësishme pasi kemi marrë maksimumin e pikëve”, tha Gattuso.

Krzysztof Piatek . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Trajneri italian ka folur edhe për sulmuesin polak Krzysztof Piatek që ka vazhduar të shënoj gola.

“Piatek po shënon shumë dhe normalisht që ka merita për këtë. Nuk është vetëm një golashënues i mirë, pasi lëvizë shumë në fushë kërkon gjithmonë topin dhe kjo është e rëndësishme”.

“Për golat e Piatek kanë merita edhe lojtarët tjerë që e shërbejnë në mënyrë fantastike”, u shpreh Gattuso.

Tani Rossonerët do të përballen në mesjavë me Lazion në kuadër të Kupës së Italisë. /Telegrafi/