Gattuso: Milani është në rrugën e duhur

E publikuar: 12/08/2018 09:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përkundër humbjes nga Real Madridi, Gennaro Gattuso beson se Milani është në rrugën e duhur para fillimit të sezonit të ri.

Gonzalo Higuain e shënoi golin e vetëm të Rossonerëve në humbjen prej 3-1 nga Los Blancos në miqësoren e zhvilluar për ‘Trofeo Santiago Bernabeu’.

“Në sezonin e kaluar, problemi ynë kryesor ishte se zhvilluam futboll atraktiv, por nuk merrnim rezultate”.

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso (Foto: Getty Images)

“Ndërsa edhe tash i kemi pendimet e njëjta, prandaj kjo është diçka që duhet përmirësuar. Duhet të mos pranojmë gola në fund të secilës pjesë”.

“Mbi të gjitha, ishte një paraqitje e mirë, skuadra është në formë të mirë dhe luan po ashtu mirë. Në përgjithësi, jam i kënaqur, sepse jemi përforcuar këtë verë”.

Gonzalo Higuain e shënoi golin e vetëm të Milanit (Foto: Getty Images)

“Është e vërtetë se dallimi me Juventusin mbetet shumë i madh, por ne jemi të rinj dhe në rrugë të duhur. Nëse vazhdojmë kështu, nuk mendoj se do të zgjasë shumë derisa ta ngushtojmë atë dallim”.

“Nuk do të shkojmë askund nëse mbështetemi te një lojtar, edhe nëse është Higuaini. Nuk mjafton”, ka deklaruar Gattuso në konferencën për shtyp pas ndeshjes. /Telegrafi/