Gattuso: Milani do të nënshkruaj me një mesfushor dhe një alternativë të Susos

E publikuar: 14/06/2018 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gennaro Gattuso ka konfirmuar se Milani do të nënshkruajë me një lojtar të rëndësishëm në mesfushë, por një herë duhet të jenë të qetë dhe të presin për atë që vendos UEFA.

Rossonerët do të sanksionohen nga UEFA për prishjen e Fair Play Financiarit, pasi ata panë  të refuzohet një marrëveshje vullnetare dhe një marrëveshje pajtimi, madje mund të largohen edhe nga Liga e Evropës.

Kjo ka ndikuar në mënyrë të pashmangshme në fushatën e tyre të transferimeve të verës, por trajneri e di se çfarë ka nevojë për skuadrën e tij.

“Për fat të mirë sezoni nuk fillon nesër, kemi kohë”, ka thënë fillimisht Gattuso për Premium Sport.

“Tani duhet të shohim se çfarë vendos UEFA, por ne nuk jemi të përfunduar, edhe nëse ky muaj mund të duket kështu”.

Suso dhe Hysaj gjatë një dueli (Getty Images)

“Nuk është sekret, ne patjetër do të nënshkruajmë me një lojtar të rëndësishëm në mesfushë dhe nëse është e mundur, duhet të bëjmë diçka në sulm, për të ofruar një alternativë për Suson”.

“Nëse duam të luajmë 4-3-3 kemi [Hakan] Calhanoglu dhe [Fabio] Borini në të majtë, por Suso nuk ka një rezervë”.

“Natyrisht nuk është mirë të jetojmë me pasiguri, por tani duhet të jemi të qetë dhe të presim për atë që vendos UEFA”.

“Unë mendoj se kam një ekip koheziv dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/