Gattuso me shumë mungesa në mbrojtje, Rrahmani mund të luajë sërish në fundjavë

E publikuar: 12/01/2021 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gennaro Gattuso vazhdon të ketë probleme në mbrojtje, pasi shumë lojtarë tashmë do të mungojnë në ndeshjet në vijim.Në ndeshje ndaj Udineses u dëmtua mbrojtësi grek Kostas Manolas, ndërsa italiani Giovanni di Lorenzo ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen me Fiorentinën në fundjavë.Gattuso do të jetë i detyruar t’i besoj dyshes Amir Rrahmani – Nikola Maksimovic, apo të rrezikojë me senegalezin Khalidou Koulibaly, i cili vijon rikuperimin.Trajneri italian i kishe besuar Rrahmanit në ndeshje me Udinesen, por pas një gabimi, ai u zëvendësua pas 45 minutash.Lajme të këqija vijnë edhe nga sulmuesi Victor Osimhen, që vijon të jetë i prekur nga coronavirusi, ndërsa ende nuk e ka kaluar dëmtimin në shpatull.Ndërkohë ndaj Fiorentinës pritet të rikthehet belgu Dries Mertens, që mungon prej disa javësh. /Telegrafi