Gattuso: Kemi bërë hapa prapa në lojën tonë

E publikuar: 27/02/2019 01:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, e ka pranuar se skuadra e tij nuk ka luajtur siç ka pritur në ndeshje ndaj Lazios.

Milani barazoi si mysafirë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës pa gola.

Sipas Gattusos skuadra ka pasur rënie në lojë për dallim nga ndeshjet e fundit.

“Ka qenë një hap mbrapa në krahasim me ndeshjet e fundit, por e dinim se kjo ndeshje do të vendosej në 180 minuta”.

“Kishim përballë një skuadër shumë fizike, që nxjerr gjithmonë katër ose pesë lojtarë përpara, kështu që mendoj se kemi bërë mirë në mbrojtje”.

“Fatkeqësisht, kemi bërë shumë gabime në 16 metrat e fundit dhe nuk e kemi shërbyer në asnjë moment Piatekun”.

Krzysztof Piatek . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

“Correa e ka mbuluar gjatë gjithë kohës Bakayokon dhe ne duhej të kishim provuar të luanim me mesfushorët e tjerë”, ka thënë Gattuso pas ndeshjes.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas dy muajsh, apo me 24  prill në ‘San Siro’. /Telegrafi/