Gattuso i pakënaqur pas fitores ndaj Barcelonës: Mbrojtja është mirë, por vuajtëm shumë

E publikuar: 05/08/2018 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani ka arritur të marrë një fitore në takim me Barcelonën me rezultat minimal 1-0.

Kampionët e Spanjës në këtë takim ishin pa yjet e tyre kryesorë si Lionel Messi, Luis Suarez, Sergio Busquets, Philippe Coutinho apo Ivan Rakitic.

Gjithsesi katalunasit zhvilluan një ndeshje më të mirë përballë Milanit dhe për këtë është i vetëdijshëm edhe trajneri Gennaro Gattuso.

“Vuajtëm shumë edhe pse e dinim se do të ishte një ndeshje e tillë. Në aspektin e cilësisë ishte një hap fals për dallim në ndeshjet ndaj Manchester United dhe Tottenham”, tha Gattuso.

(Getty Images)

Milani i tij u paraqit mirë në mbrojtje, duke ndalur shumë sulme të katalunasve.

“Jam shumë i kënaqur me mbrojtjen, kemi 26 ditë që punojmë. Barça me të rinj? Kjo skuadër vlen mbi 200 milionë euro edhe pse të rinj, janë futbollist që marrin vesh në futboll”.

Krejt në fund trajneri italian foli edhe për sulmuesin portugez Andre Silva që është shkruar për një largim të tijin.

Futbollistët e Milanit duke festuar golin ndaj Barcelonës. (Getty Images)

“Silva është një lojtar i rëndësishëm për ne. Sezonin e kaluar ka vuajtur shumë, por nuk mund të them se i duhet të punojë më shumë pasi punon tepër”.

“Atij i duhet thjeshtë goli që të zhbllokohet, shpresojë që të shënoj shumë”, përfundoi Gattuso. /Telegrafi/