“Gatishmëri e Greqisë për bashkëpunim me Kosovën”

E publikuar: 19/10/2018 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot ambasadoren e Greqisë në Prishtinë Chryssoula Aliferi, ku diskutuan në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve sidomos në fushën e financave.
Hamza shprehi gatishmërinë e tij si Ministër i Financave për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ai gjithashtu e njoftoi Ambasadoren Aliferi për reformat fiskale që ka ndërmarr dhe do të merr Qeveria e Kosovës, të cilat mundësojnë dhe ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira në të bërit biznes.

Aambasadorja greke Chryssoula Aliferi shprehi gatishmërinë e saj dhe të shtetit grek për vazhdimin e këtij bashkëpunimi ndërinstitucional, sidomos në aspektin ekonomik dhe financiar.