Gati 5 vite burgim për 5 kilogramë drogë

13.03.2018 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gati 5 vite burgim për 5 kilogramë drogë

Gjykata ka shpallur sot vendimin e saj për Shpend Lilajn të akuzuarin për pesë kilogramë heroinë.
Në rigjykim për herë të dytë, Shpend Lilaj i akuzuari për 5 kilogram heroinë u dënua me 4 vjet e 10 muaj burg.

Kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli, përveç dënimit me burgim, i shqiptoi Lilajt edhe dënim me gjobë në vlerë prej 10.000 eurove.

Gjykatësi Ismajli tha se masa e paraburgimit i ndërpritet sot të akuzuarit.

Shpend Lilaj ka qëndruar në paraburgim për përafërsisht 4 vjet e 10 muaj, që do të thotë se dënimin e shqiptuar vetëm se e ka mbajtur.

Ai akuzohej për veprën penale krim i organizuar dhe shpërndarje, blerje apo posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, derisa sot me shpalljen e aktgjykimit, Lilaj u dënua vetëm për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja apo shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge.

Avokati Besnik Berisha pas seancës deklaroi se do të paraqet ankesë kundër këtij aktgjykimi.

Në qershor të vitit të kaluar Lilaj ishte dënuar me 7 vjet burg e 5000 euro gjobë.

Në këtë proces gjyqësor të akuzuar ishin edhe Tonin Greme, Ahmet Isufaj, Altin Allushi e Astrit Hasanaj të cilët kishin pranuar fajësinë, së bashku me Lilajn, por më pas çështja ishte kthyer në rigjykim.

Sipas prokurorisë, Greme, Isufaj dhe Lilaj më 19 qershor të vitit 2011 kanë hyrë në territorin e Kosovës nga pika kufitare e Morinit, ku janë takuar me Altin Allushin e Astrit Hasanajn, për të vazhduar rrugën me makinat e tyre drejt shtëpisë së Petrit Nikçit në Pejë.

Në aktakuzë thuhej se për një shumë prej 1 mijë e 400 eurosh ata kanë bindur Altin Allushin që ta bëjë transportimin e lëndës narkotike, duke krijuar prapa tabelës së përparme të makinës së Allushit, një vend të fshehtë për drogën.

Aktakuza sqaronte se substancën narkotike të tipit heroinë, të vendosur në dhjetë paketime, me peshë 4.925,17 gramë, të akuzuarve Greme, Isufaj e Lilaj, ua kishte dorëzuar Petrit Nikçi.

Prokuroria pretendonte se për këtë substancë narkotike ai ka marrë 55 mijë euro, 5 mijë nga të cilat të njëjtën ditë ia ka dhënë Astrit Hasanajt.

Gjatë rrugës së hyrjes për në Shqipëri, më 19 qershor 2011, policia ka ndaluar Altin Allushin në fshatin Strellc të Deçanit, duke ia zbuluar brenda makinës drogën.

Të njëjtën ditë janë arrestuar në Prizren Shpend Lilaj, Ahmet Isufaj dhe Tonin Greme, ndërsa Petrit Nikçi e Astrit Hasanaj janë kapur në Pejë. /kallxo.com/.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Avni Arifi së shpejti ambasador në Emirate

Avni Arifi së shpejti ambasador në Emirate

Haskuka funksionalizon sistemin e administratës në Komunën e Prizrenit

Haskuka funksionalizon sistemin e administratës në Komunën e Prizrenit

Haziri inicon takimin e parë për bashkëpunim ndërkufitar mes Likovës dhe Novobërdës

Haziri inicon takimin e parë për bashkëpunim ndërkufitar mes Likovës dhe Novobërdës

Dëmi që veteranët e rrejshëm ia kanë bërë buxhetit të Kosovës shkon në mbi 68 milionë euro

Dëmi që veteranët e rrejshëm ia kanë bërë buxhetit të Kosovës shkon në mbi 68 milionë euro

Sejdiu përsërit: PSD mbështet kërkesën e Luginës për bashkim

Sejdiu përsërit: PSD mbështet kërkesën e Luginës për bashkim

Qeveria nuk ka paraparë me ligj si ta armatosë FSK-në

Qeveria nuk ka paraparë me ligj si ta armatosë FSK-në

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Mogherini e bindur, zgjidhja me dialog midis Beogradit e Prishtinë ende është e mundshme

Mogherini e bindur, zgjidhja me dialog midis Beogradit e Prishtinë ende është e mundshme

Komandanti i FSK-së: Ushtria brenda muajve të ardhshëm

Komandanti i FSK-së: Ushtria brenda muajve të ardhshëm

Haradinaj: Qeveria do të ofrojë mbështetje për Postën e Kosovës

Haradinaj: Qeveria do të ofrojë mbështetje për Postën e Kosovës

Ministria e Infrastrukturës kundër taksës në Rrugën e Kombit

Ministria e Infrastrukturës kundër taksës në Rrugën e Kombit

Ambasadorin Delawie e gëzon ngritja e aktakuzës në rastin e “veteranëve të rrejshëm”

Ambasadorin Delawie e gëzon ngritja e aktakuzës në rastin e “veteranëve të rrejshëm”

Kosova bën edhe një përpjekje tjetër për INTERPOL

Kosova bën edhe një përpjekje tjetër për INTERPOL

Kush janë të akuzuarit në rastin e “veteranëve të rrejshëm”

Kush janë të akuzuarit në rastin e “veteranëve të rrejshëm”

Aksioni për pastrimin e Kosovës fillon nga deponia te ujësjellësi

Aksioni për pastrimin e Kosovës fillon nga deponia te ujësjellësi

Dalja nga politika e qorrsokakut

Dalja nga politika e qorrsokakut