Gates sulmon anonimitetin e kriptomonedhave, “ka shkaktuar vdekje”

E publikuar: 01/03/2018 03:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, shpërtheu në kritika ndaj anonimitetit të monedhave kriptografike si Bitcoin, duke thënë se përdorimi i kësaj forme paraje dixhitale ka shkaktuar vdekje.

Njeriu i dytë më i pasur në botë ju bashkua një AMA në Reddit ditën e Marte gjatë së cilës u pyet për opinionin e tij rreth monedhës kriptografike.

Bitcoin është rritur bujshëm në popullaritet vitin e kaluar dhe çmimi i Bitcoin kaloi 20,000 dollarët në Dhjetor.

Një prej arsyeve që njerëzit e pëlqejnë Bitcoin është anonimiteti që i garanton poseduesve të saj. Përdor një teknologji të decentralizuar për të siguruar pagesat dhe ruajtur para të cilat nuk pa pasur nevojë për bankat dhe emrat e njerëzve.

Ndërsa është parë si një aspekt pozitiv nga shumë teknologjistë, për Gates kjo është ana e errët e saj.

“Fuqia e qeverisë për të zbuluar pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe financimin e terrorizmit është një gjë e mirë,” tha Gates.

Ai shtoi se monedha kriptografike mund të përdoret për të blerë drogëra dhe armë online dhe në një mënyrë direkt ka qenë shkaktare vdekjesh.

“Aktualisht monedha po përdoret për të blerë Fentanyl dhe drogëra të tjera të cilat kanë shkaktuar vdekje. Gjithashtu besoj se vala e spekulimeve rreth ICO-ve dhe kriptomonedhave është super e rrezikshme,” tha Gates.

Në 2015-ën ai e lavdëronte teknologjinë pas saj. /CIO Albanian