Gastronomët e Gjakovës ofrojnë shujta falas për mjekët kujdestarë

E publikuar: 16/07/2020 20:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gastronomët në Gjakovë, kanë njoftuar se çdo natë do të përkujdesen për mjekët kujdestarë dhe repartet e ndryshme në këtë komunë, të cilët janë të përkushtuar dhe punojnë përballë rrezikut të shtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.

Gastronomët nëpërmjet një njoftimi thonë se edhe pse janë shumë të dëmtuar nga masat dhe rregulloret e reja, e kuptojnë rrezikun që i kanoset dhe me mundësitë e tyre me rotacion do të përkujdesen për heronjtë e tyre.

“Shujta për sonte u mundësua nga specialitetet e Shtëpia e peshkut Oktapod dhe pije nga N’pyll. Ju lutem të keni kujdes në zbatimin e rekomandimeve dhe bashkë të adaptohemi në normalitetin e ri ku në çdo lëvizje/dalje apo aktivitet të kemi parasysh që bartja e maskave mbetet obligative, respektimi i distancës dhe respektimi i higjienës personale”, thuhet në njoftim./kp/