Gastronomët, 600 shujta falas në ditë për mjekët që luftojnë koronavirusin

E publikuar: 31/07/2020 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, pas takimit me gastronomët në vende të ndryshme të vendit, kanë marrë vendim për shpërndarjen falas të 600 shujtave për mjekët kosovarë.

Lajmi është bërë i ditur në Facebook nga kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi.

Ai ka thënë se vendimi i tyre është tentim për t’u dalë në ndihmë mjekëve që po luftojnë në vijën e parë të frontit me virusin COVID-19.

“Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës jemi te gatshëm në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë t’i ndihmojmë QKUKS me atë që dimë ta bëjmë më së miri. Për një muaj Shoqata jonë është e gatshme të përgatisë shujta për rreth 400 mjekë të paradites dhe 200 të ndërrimit të dyte. Ideja e këtij gjesti simbolik është t’i japim një ndihmë kuzhinës së QKUK-së”, ka shkruar ndër tjerash Kllokoqi.