Gashi takon ministrin britanik, flasin për ekstremizmin e dhunshëm

E publikuar: 16/07/2018 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim lordin Tariq Ahmad si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Gashi i njoftoi për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme sa i përket sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe për përpjekjet që po bëhen në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit e të tjera.

Të dy bashkëbiseduesit theks të veçantë i vunë sfidës së luftimit të ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.

Në takim u diskutuan përpjekjet që ka bërë Kosova në menaxhimin e terrorizmit, sidomos me programet për de-radikalizmin e personave të kthyer nga zonat e luftës.

Gashi falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë në konsolidimin e Republikës së Kosovës, sidomos ndihmën në avancimin e institucione të sigurisë në Kosovë.