Gashi: Sportistët po na bëjnë krenarë edhe në vendet që nuk e njohin Kosovën

23.05.2019 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gashi: Sportistët po na bëjnë krenarë edhe në vendet që nuk e njohin Kosovën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në një ceremoni të organizuar në kabinetin e tij, ka bërë ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistë dhe trajnerë.

Ndarja e këtyre shpërblimeve u bë sipas dispozitave të Rregullores Nr. 15/2013 për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultate Kulminante në Garat Ndërkombëtare.

Xhudistja Erza Muminoviq shpërblehet me 10,000€, për Medaljen e Bronztë në Xhudo në Lojërat Olimpike për të Rinj në kategorinë -44 kg, të mbajtur në Buenos Aires të Argjentinës.

Xhudisti Akil Gjakova shpërblehet me 5,000€ për Medaljen e Artë në Xhudo në Kampionatin Evropian U 23 të Xhudos në kategorinë -73 kg, të mbajtur në Gyor të Hungarisë.

Xhudistja Loriana Kuka shpërblehet po ashtu me 5,000€, për Medaljen e Artë në Xhudo në Kampionatin Evropian U 23 të Xhudos në kategorinë -78 kg, të mbajtur në Gyor të Hungarisë.

Ndërkaq, Driton Kuka, trajner i Kombëtares së Kosovës në Xhudo, shpërblehet me 5,500€ si trajner i xhudistes Erza Muminoviq dhe me nga 2,500€ si trajner i sportistëve Akil Gjakova dhe Loriana Kuka.

Karateisti Melos Gashi shpërblehet me 3,500€ për Medaljen e Argjendtë në Karate, në Kampionatin Evropian për Kadet Junior dhe U 21 të Karatesë në kategorinë +70 kg, të mbajtur në Aalborg të Danimarkës. Ndërkaq trajneri i tij, Muhamet Rexhepi, shpërblehet me 1,750€.

Karateistja Albulena Gërvalla shpërblehet me 2,000€ për Medaljen e Bronztë në Karate në Kampionatin Evropian për Kadet Junior dhe U 21 të Karatesë në kategorinë -55 kg, të mbajtur në Aalborg të Danimarkës. Ndërkaq trajneri i saj, Isak Curri, shpërblehet me 1,000€.

Me këtë rast ministri Gashi tha “Është kënaqësi e veçantë për mua si ministër që në këtë ceremoni t’i ndajmë këto shpërblime dhe mbështetjen tonë financiare për sportistët dhe trajnerët më të mirë. Jemi të vetëdijshëm si Ministri që mundi dhe puna juaj nuk shpaguhet me mjete financiare, megjithatë këto shpërblime janë motivim shtesë”.

Tutje, ministri Gashi tha se “Synimi jonë është që t’i mbështesim sportistët dhe trajnerët që me punën dhe angazhimin e tyre janë duke e promovuar shtetin e Kosovës. Unë i quaj ambasadorë të Kosovës sepse tashmë jemi mësuar ta shohim flamurin të ngrihet në shumë vende të tjera, madje ata po na bëjnë krenarë edhe në vendet që nuk e njohin Kosovën”.

“Është fat i mirë që gjatë vitit aktual kemi ngritur buxhetin për mbështetjen e sportistëve dhe të trajnerëve me një ngritje prej 120%, sepse fokusi dhe përkushtimi jonë ka qenë që t’i dalim në mbështetje financiare të gjithë sportistëve dhe trajnerëve po edhe gjitha të llojeve të sporteve dhe besoj që të gjitha këto rezultate janë edhe meritë e një angazhimi tonë të përbashkët mes Qeverisë, trajnerëve dhe klubeve të cilat po korrin suksese”, tha ministri Gashi.

Ai shtoi se “janë këta sportistë që na kanë sjellë medalje gjatë vitit 2018 dhe 2019 dhe gjithë këto rezultate kanë emrat e mbiemrat dhe një nder ta është trajneri Driton Kuka që i ka sjellë mbi 50 medalje Kosovës”.

Sportistët dhe trajnerët që morën këto shpërblime falënderuan ministrin Gashi për mbështetjen. Trajneri Driton Kuka tha se “viti 2018 shquhet me dy ngjarje të rëndësishme, gara në Hungari dhe Gara Olimpike për të Rinj. Prezenca jote ministër ka shënuar diçka të rëndësishme. Për herë të parë në lojëra olimpike Erza na ka shpëtuar fytyrën, jemi kthyer me një medalje të bronztë. Përkushtimi yt për ngritjen e kushteve dhe mundësive për sportistë është në nivel shumë të lartë” u shpreh trajneri Driton Kuka.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Prokuroria hesht lidhur me përgjimet ndaj BDI-së

Prokuroria hesht lidhur me përgjimet ndaj BDI-së

Shtetet që janë kundër liberalizimit për kosovarët

Shtetet që janë kundër liberalizimit për kosovarët

Pacolli: Do të doja të them që vizat hiqen nesër, por s’mund të them

Pacolli: Do të doja të them që vizat hiqen nesër, por s’mund të them

Serbia pret që Macron ta detyrojë Kosovën që ta heq taksën

Serbia pret që Macron ta detyrojë Kosovën që ta heq taksën

Haradinaj: Gjermania, përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrime euro-atlantike

Haradinaj: Gjermania, përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrime euro-atlantike

Byroja Kosovare e Sigurimit “pakt” 200 mijë eurosh me vëllanë e presidentit për t’ia shuar pozitën

Byroja Kosovare e Sigurimit “pakt” 200 mijë eurosh me vëllanë e presidentit për t’ia shuar pozitën

Punësime pa konkurs dhe avancime të dyshimta në Telekom

Punësime pa konkurs dhe avancime të dyshimta në Telekom

Osmani thotë se presin që deputetë të Nismës të bashkohen për rrëzimin e Qeverisë

Osmani thotë se presin që deputetë të Nismës të bashkohen për rrëzimin e Qeverisë

Zaev kritikohet për marrjen e drejtimit të Ministrisë së Financave

Zaev kritikohet për marrjen e drejtimit të Ministrisë së Financave

Socialdemokratët e Austrisë: Pa u hequr taksa, s’ka zgjidhje për problemin Kosovë-Serbi

Socialdemokratët e Austrisë: Pa u hequr taksa, s’ka zgjidhje për problemin Kosovë-Serbi

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Gjenocidi, fjala e mohuar

Gjenocidi, fjala e mohuar

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime