Gashi: Rexhë, ti knon mirë me çifteli, por kufijtë i kemi të përcaktuar në bazë të Kushtetutës së Kosovës

E publikuar: 18/09/2020 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se deputetët duhet të kursehen nga deklarimet e tilla në seancë. Ai gjatë interpelancës me temën për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë të Kamenicës, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për pyetje që po i bëjnë, për çka tha se janë absurde.

Sipas Gashit, Rexhep Selimi këndon mirë me çifteli, megjithatë, kufijtë përcaktohen me kushtetutë.

“Ku është kufiri i Kosovës, Rexhë ti knon mirë me çifteli po kufijtë i kemi të përcaktuar në bazë të Kushtetutës së Kosovës. Dhe në bazë të Kushtetutës, institucionet e Kosovës janë të obliguara që të mbrojnë kufijtë e vet. Kushdo qoftë në pushtet, qoftë ai Albin Kurti a Avdullah Hoti, Hashim Thaçi apo Kadri Veseli, e Ramush Haradinaj. Kufijtë duhet t’i mbrojë e sigurojë”, ka thënë Gashi. /Sh.Pajaziti