Gashi: Qysh e arsyeton Kurti shëtitjen nëpër komuna në javët më kritike të virusit?

E publikuar: 08/04/2020 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LDK-së Arben Gashi ka kritikuar vizitat e kryeministrit në detyrë Albin Kurti që po i bën nëpër komunat e Kosovës për të parë nga afër se si po përballen me pandeminë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se nëse Qeveria mban mbledhjet në distancë dhe bën thirrje për qëndrim në shtëpi, atëherë si mund të arsyetohen shëtitjet nëpër komuna në javët më kritike të përhapjes së koronavirusit.

“Nëse Qeveria mban mbledhjet (me 18 anëtar të Qeverisë) në distancë, si masë mbrojtëse kundrejt Covid-19, bën thirrje në vazhdimësi për respektim të masave të ndermarra nga institucionet relevante për të qëndruar në shtëpi, qysh mundet me arsyetu shetitjen nëpër komuna të Kosovës – ku bashkë me delegacion pritës bëhen rreth 50 zyrtar, pikërisht në javët më kritike të përhapjes potenciale të virusit?”.