Gashi: Pozita ta bindë opozitën për dialogun me Serbinë

E publikuar: 24/01/2017 18:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se Serbia dhe Kosova nuk kanë konflikt aktiv, por konflikt pasiv kanë pasur tash e shumë vjet.
“Konflikt aktiv për momentin në këto 17 vjetët e fundit nuk ka mundësi të ketë. Konflik pasiv ka tash e 17 vjet mes Kosovës dhe Serbisë”.

Gashi që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se Serbia ka ringjallur konfliktet me Kosovën, si pasojë e zhvillimeve në botë.

“Zgjedhjet që janë arritur deri tashti nuk kanë dhënë rezultate të dëshirueshme. Kemi një vit, pa marrëveshje, pa bisedime, pa rezultate – dhe për këtë arsye ka reaguar Serbië në këtë kohë.

“Serbia duke parë edhe shumë zhvillime në bote, ka nisur të ngjallë konfliktet e vjetra, për të arritur qëllime të reja. Këtë nuk po e bëjnë vetëm me Kosovën”.

Gashi poashtu ka folur edhe për pozitën dhe opozitën.

“Opozita derisa e ka vetëm një objektiv, mbrojtjen e Kosovës dhe interesat e tyre për pushtet, pozita duhet të ruaj edhe objektivat e saja në raportet ndërkombëtare sepse kjo është puna e tyre dhe shumë çështje të tjera”.

Sipas Gashit, krijimi i unitetit mes pozitës dhe opozitës për vazhdimin e bisedimeve është temë e rëndësishme.

“Kjo qeverisje, kjo shumicë paralajmëtare duhet të marrë përgjegjësi dhe duhet ta bindë opozitën për këtë, qoftë duke i bërë pjesëmarrës ose duke qenë transparent me procesin”.