Gashi: Përgjegjësia e krizës bjen mbi pushtetin

E publikuar: 09/02/2016 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LDK’s, Arben Gashi në nji emision televiziv tha se nëse kërkohet zgjidhje për krizën atëherë duhet me u ulë e me bisedue. Simbas tij, Haradinaj e Limaj nuk kane qare pa u ulë në tavolinë.

Për Gashin, përgjegjësia e krizës bjen mbi ata që janë në pushtet.

“Nëse duam zgjidhje, duhet të ulemi e të bisedojmë. Deklaratat e djeshme të pjesëmarrësve në takim ishin më të ashpra pas takimit se para takimit. Kjo do të thotë se në takimin me presidenten nuk ka shkuar çdo gjë në rregull. Ose nuk ka qenë i organizuar si duhet takimi, ose brenda ka pasur shumë mospajtime. Sido që të shkojë situata, Haradinaj e Limaj nuk kanë qare pa u ulë në tavolinë. Kjo do të duhej të ndodhte shumë më herët. Realisht, është dashur të ulen e të diskutojnë para se të nënshkruhen edhe marrëveshjet. Mos përfshirja e të gjithë akterëve politikë na ka sjellë në një situatë të tillë. Përgjegjësia e krizës bie mbi ata që janë në pushtet. Mirëpo, nëse opozita vazhdon sjelljen arrogante dhe përjashton çdo variant të zgjidhjes, atëherë kjo kalon në diçka tjetër”, tha Gashi. /KlanKosova