Gashi: Nëse prishet koalicioni PDK-LDK edhe presidenti duhet të jep dorëheqje

E publikuar: 25/04/2017 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Arben Gashi, deputet i LDK-së ka thënë se nëse ka ardhur deri në këtë pikë që koalicioni me u prish le të prishet, por ende nuk ka një indice për një gjë të tillë.
“Mendoj se nëse prishet marrëveshja e PDK-së me LDK-në atëherë duhet me u prishe të gjitha marrëveshjet”, përfshi edhe Presidenti  i cili duhet me të largohet ngase ka ardhur prej kësaj marrëveshje”, ka thane Gashi.

Ai në Rrokum Roll, ka shtuar se është e rëndësishme që PDK me pas këtë parasysh dhe se marrëveshja me u prishë krejt, në mënyrë që me pas vendit mos me i mbete pasojat e zgjedhjes se Presidentit.

Sipas tij, përderisa, PDK e LDK nuk munden me qeverise, atëherë duhet me shkuar në zgjedhje dhe me prishe koalicionin, e nëse PDK nuk e respekton marrëveshjen, atëherë edhe mundet me ardh deri në një situate kur LDK mundet me kontestuar edhe presidentin e shtetit.

“E nëse nuk ka reflektim dhe nuk respektohet prishja e marrëveshjes prej PDK-së, atëherë LDK mundet edhe me bë veprime tjera politike”, ka shtuar më tej Gashi.

https://youtu.be/mqfGxS7WSow