Gashi: Në dhomën ku qëndroi Astrit Dehari, u gjetën mjete të mbuluara me gjak

E publikuar: 08/11/2016 00:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi ligjor i familjes së Astrit Deharit , avokati Tomë Gashi, në rubrikën “Ballë për Ballë” në kuadër të emisionit “Ora e Fundit”, ka thënë se ekspertët e mjekësisë ligjore kanë dalë në përfundim, se arsyeja e vdekjes së të ndjerit Astrit Dehari, ishte pengesa në frymëmarrë.

“Jo që ka pasur ndonjë sëmundje, siç është deklaruar se ai ka arritur në Spitalin e Prizrenit pa shenja jetë, por falë teknologjisë dhe teknikave nga mjekësia, sot është vërtetuar se ai nuk ka përdorur asnjë lloj të drogave apo të barnave që do të ndalonin frymëmarrjen e tij.

“Ne nuk mund të themi se nga kush apo çfarë mjetesh janë përdorur në këtë rast, por duhet të presim rezultatin përfundimtar”.

Lexo edhe:

Kurti: Astriti u vra dhunshëm (Video)

Gashi më tutje tregoi se në dhomën ku Dehari ka qëndruar janë gjetur disa mjete, të cilat janë dërguar në ekspertizë në Prishtinë.

“Janë gjetur edhe pjesë, mjete të cilat kanë qenë të mbuluara me gjak, në atë dhomë ku nuk e di nëse ajo lejuar aty apo jo, por të gjitha këto mjete janë marrë për prova dhe do të analizohen”.