Gashi: I ndjeri Astrit Dehari nuk kishte përdorur barna

E publikuar: 07/11/2016 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi ligjor i familjes së Astrit Deharit, avokati Tomë Gashi ka thënë se nuk janë gjetur barna që kanë aftësi psikotropike në trupin e të ndjerit.

“Dy orë e gjysmë ka zgjatur autopsia, ne si përfaqësues të familjes angazhuam edhe ekspertë nga Shqipëria e Anglia”.

“Të gjitha mostrat e nevojshme janë marrë për ta vërtetuar shkakun e vdekjes së Astritit, disa prej të cilave do të dërgohen edhe në Angli”.

Gashi ka thënë se të rezultatet përfundimtare do t’i thotë mjekësia ligjore.