Gashi: Menyra qysh Kadri Veseli prej zyres se PDK’s e emnon Ministrin e Puneve te Jashtme pa konsulte me Kryeministrin, rrezikon koalicionin (Video)

E publikuar: 05/05/2016 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk i bashkohem Ilir Dedes dhe Mimoza Kusarit. Kam me vazhdue me qendrue ne LDK.


Per kete marreveshje, Gashi tha se mbasi ka gadishmeni nga Mali i Zi, Kryeministri duhet me bisedue me homologun e tij.
‘Kane shpreh gadishmeni qe kjo marreveshje mos me u shnderrue ne problem politik mes dy vendeve”, theksoi ai.
“Ky sukses ka pase me ardhe, si ke koalicioni si s’ke”, tha Gashi kur ia kujtoi moderatori Jupolli se dy partite nga koalicioni qeverises po i marrin meritat per heqjen e vizave.

Ne pyetjen si e komenton mosprezencen e deputeteve ne seanca, e mandej kerkesen me ju pague meditjet, Gashi tha se “asht niveli ma i ulet i trajtimit te problemit ai qe e bani zotni Veseli”.

Deputeti Arben Gashi adresoi kritika te randa ne adrese te kryeparlamentarit Kadri Veseli. Njaq, sa dramatizoi se keto veprime te Veselit po e rrezikojne koalicionin PDK-LDK.

“Propozimi per minister nga selia e PDK nga ana e zotni Veselit, nuk tregon se puna asht mire ne kete koalicion”, tha ai dhe i referohej deputetit Enver Hoxhaj i cili pritet me qene Minister i Jashtem.

Tue fole per listat e hapuna dhe te mbylluna ne zgjedhje, nder tjera Gashi tha se listat e mbylluna kane ndikue me hy ne Qeveri njerez te dyshuem per akuza nga ma te ndryshmet.