Gashi: Ma shumë ban pare me punue me barna sesa me drogë! (video)

E publikuar: 24/01/2017 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

https://www.youtube.com/watch?v=QMLeDofLea8

Qytetarët: Jemi të pa sigurtë, por s’kemi mundësi se i kishim ble prej vendeve europiane

Ankesat e shumta të qytetareve se po hasin në barna pa afat apo me afate të vazhdueme ilegalisht, pa banderola e të pa efektshme, ku ka mundësi me shkaktue edhe dame shëndetësore në vend të kurimit, ka ba që Televizioni Rrokum me i kushtue hapsinën kesaj çashtje.

Hulumtimin qe e ka ba Organizata vendore AvoNet, ka deshmue se situata me furnizimin me barna asht alarmante.

Kenan Gashi, drejtor egzekutiv i kesaj organizate, ka kallxue se cilat janë mundësitë e sjelljes së barnave në mënyrë ilegale.

Po ashtu, Gashi kallxon qysh qytetarët e shumtë ju kanë ankue se po marrin hapa të paefektshme, të cilat janë rekomandue nga mjekët.

Këto raste janë raportue edhe nga qytetarët. Ata thonë se vetë janë përballë me situata të tilla.

Fakti se kjo dukuni me barna nuk po parandalohet, simbas Gashit del se asht e organizueme dhe çon deri te nji skemë korruptive qe ka per qellim përfitimet e kompanive importuese.

Faktori tjetër, i cili del se asht kryesori pse ka kaq shumë barna te kontrabandueme, pa banderola dhe të paefektshme, asht fitimi aq i madh sa mundet me u krahasue me shitjen e landëve narkotike.