Gashi: Jemi në një situatë të re politike – për qeverinë e re vendos sovrani

E publikuar: 14/08/2019 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se në Kosovë pas dorëheqjes së Haradinaj është krijuar një situatë e re politike – sovrani tash duhet të vendos për përbërjen e re të qeverisë.

“Tashmë ka marrë formë, në aspektin politik kemi disa partnerë të koalicionit, kjo është situatë e re politike e cila kërkon t’i kthehemi sovranit”, ka thënë ai në debatin “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, organizuar nga Kolegji Riinvest, transmeton Klan Kosova.

“Partitë politike kanë vendosur që më 22 gusht të shpërndahet Kuvendi dhe të mbahen zgjedhjet, diku në fund te shtatorit 22 apo 29 shtator sipas afateve kohore do të duhej të ishin zgjedhjet”.