Gashi i LDK’së nuk beson se Thaçi do ta ketë një mandat tjetër për President

E publikuar: 01/06/2020 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë qeverisjes së LDK;së, Arben Gashi thotë se “nuk beson” që Hashim Thaçi ta fitojë edhe një mandat tjetër.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, thotë se me partnerët e rinj, LDK’ja nuk e ka futur si pjesë të marrëveshjes çështjen e mandatarit,transmeton Express.

“Çështja e Presidentit nuk është projektuar në këtë koalicion”, ka thënë Gashi.

Shefi i GP të LDK’së, i pyetur se a pritet që gjatë qeverisjes së LDK’së me partnerë, Presidenti Hashim Thaci ta fitojë edhe një mandat, thotë se nuk e beson këtë.

“Nuk besoj që do të ketë”, tha shkurt Gashi në konferencën për media.

Ai thotë se me Lëvizjen Vetëvendosje e kanë diskutuar çështjen e Presidentit, pasi kanë synuar koalicion për dy mandate qeverisje.