Gascoigne shtrohet në klinikë

E publikuar: 07/01/2017 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vit i ri objektiva të reja për Paul Gascoigne. Ish mesfushori anglez prej vitesh vuan nga varësia ndaj alkoolit është shtruar në një klinikë të specializuar për shkak të problemeve shëndetësore. Lajmin e bën të ditur agjencia që kujdeset për imazhin e tij, duke theksuar se Paul Gascoigne është në luftë me varësinë ndaj alkoolit. Në vijim të komunikatës, agjencia “A1 Sporting Speaker” thekson se viti 2016 ishte i tmerrshëm për Gazza-n. “Paul bën me dije se ka vendosur të shkojë në klinikën e rehabilitimit. Po bën një sforcim të madh për t’u çliruar nga demonët dhe për të hequr dorë përfundimisht nga alkooli në vitin 2017.

Unë nuk jam njeri që besoj në fe por ata që besojnë duhet të luten për të”, shton agjenti që e përfaqëson ish mesfushorin. Kjo nuk është hera e parë që Gascoigne pranon të kurohet në një klinikë të specializuar pasi një gjë të tillë ai e ka tentuar disa herë në të shkuarën. Alkooli ka shkaktuar shumë probleme në jetën e ish mesfushorit që konsiderohet si një nga legjendat e Anglisë, madje disa herë ai është shtruar edhe në spital. Gascoigne e ka nisur karrierën di profesionist në vitin 1985 me Neëcastle dhe numëron 57 ndeshje me fanellën e “3 Luanëve”. Ai ka luajtur për klube të njohura si Tottenham, Lazio, Glasgoë Rangers dhe Everton.