Gara për kreun e FSHF-së, shtohet një tjetër kandidat

E publikuar: 19/01/2018 06:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tjetër kandidat i shtohet garës për kreun e FSHF.

Bëhet fjalë për ish gjyqtarin Shpëtim Hala, i cili do të rivalizojë me kreun aktual Armando Duka dhe Bashkim Finon.

Hala është propozuar si kandidat për zgjedhjet e 7 Shkurtit nga klubi i Delvinës por edhe nga Shoqata e Gjyqtarëve që gjithashtu ka të drejtë vote në Asamblenë e Përgjithshme.

Në këtë mënyrë, gara për kreun e institucionit më të rëndësishëm të futbollit shqiptar bëhet edhe më interesante pasi futja e një kandidati tjetër i shton alternativat dhe programet që do të shpalosin për të marrë drejtimin e FSHF-së.

Hala është angazhuar për shumë vite si arbitër në ligat e ulëta të futbollit italian por në vendin tonë është një emër i panjohur përgjithësisht për opinionin sportiv.

Ai e la profesionin në vendin fqinjë për shkak të sjelljeve raciste në stadiumet italiane të ligave amatore dhe prej disa kohësh, ushtron në vendin tonë profesionin e gazetarit.