AGK kërkon nga mediat kushte për gazetarët që përcjellin Kuvendin

E publikuar: 30/11/2015 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar për mosveprimin e medieve në Kosovë, derisa situata e sigurisë është përkeqësuar në vend dhe gazetarët i janë ekspozuar më së shumti rrezikut.

Në një komunikatë për media, AGK thotë se pavarësisht zhvillimeve mediet kosovare shumë pak po merren me sigurinë e gazetarëve.

AGK kërkon nga mediet dhe udhëheqësit e tyre që të sigurojnë mjetet e nevojshme për punë, duke përfshirë: ID-të, jelekët apo jaknet adekuate me mbishkrimin “PRESS” si dhe maskat për mbrojtje nga gazi lotsjellës.

“AGK është e dëshpëruar me mediet pasi gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës gazetarët po detyrohen të qëndrojnë në hapësira ku po hedhet sasi e madhe e gazit lotsjellës. Mos sigurimi i mjeteve adekuate është barabartë me shkeljen e të drejtave të punëtorit”, thuhet në reagimin e AGK-së.