Gara për dialogun, Lajçak i luan lojën Grenellit, thërret takim me 25 qershor, shkon Hoti

E publikuar: 22/06/2020 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i lehtësuar nga Bashkimi Evropian pritet të rifillojë të enjten në Bruksel. Lajmin e kanë konfirmuar nga zyra e kryeministrit për Express.

Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, derisa, nga kabineti i Hotit na u është konfirmuar se kryeministri do të shkojë te enjten në Bruksel.

Deri më tani nuk dihet se kush do të jetë përfaqësues nga Beogradi.

Takimi Kosovë – Serbi po organizohet në Bruksel vetëm dy ditë para takimit në mes të dy shteteve në Shpinë e Bardhë me ndërmjetësimin amerikan.

Vazhdimi i dialogut në Bruksel, pason vizitën e përfaqësuesit të posaçëm BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd.

Lajçak tha në Prishtinë javën e kaluar se ai i dinte datat e dialogut, por se ai do t’i bënte publike ato pas konsultimit me palët. Lajçak të hënën po qëndron në Beograd ku është planifikuar të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kjo raund i bisedimeve në Bruksel do të shënojë rifillimin zyrtar të dialogut, i cili është pezulluar tash e dy vite për shkak të vendosjes së taksës prej 100 përqind të mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovinën nga ish qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Taksa u shfuqizua më pas, sikurse edhe masat e reciprocitetit që u vendosën nga qeveria e ish-kryeministrit Albin Kurtit.