Ganimete Musliu s’e voton Specialen

E publikuar: 26/06/2015 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, nuk lëshon pe. Thotë se nuk do ta votojë Gjykatën Speciale.

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, në vazhdim të seancës së Kuvendit ka deklaruar se nuk do ta votojë themelimin e Gjykatës Speciale, ndërsa ka dhënë arsyet e saj për këtë – duke përmendur vrasjet dhe masakrat e ndodhura në Kosovë gjatë kohës së luftës.

“Nuk do ta votoj”, ka thënë ajo.

Musliu, ndërkohë, ka pohuar se është e lirë të flasë çfarë të dojë brenda partisë ë saj dhe grupi parlamentar. madje, ka shtuae se është krenare që është pjesë e PDK’së.