Gani Thaçi bën kallëzim penal Drejtoreshës se Departamentit të Financave në BKS (Dokument)

E publikuar: 11/03/2016 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditë më parë në portalet tona informative ishte shfaq lajmi se Departamenti për Krime Ekonomike kishte filluar hetimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve ku me këtë rast janë konfiskuar kompjuter, telefona dhe dokumente të rëndësishme.

Burime brenda BKS-së i kishin thënë se pre e konfiskimeve ka qenë Drejtoresha e Financave në BKS, Vetëtima Vuçitërna.
Hetimet kishin filluar për shkak të një punonjësi në BKS i cili ka paraqitur kërkesë në Departamentin e Krimeve Ekonomike pasi që sipas tij të dhëna konfidenciale të këtij personi kanë dal në publik.

Një dokument që posedon agjencia e lajmeve Infosot del në pah se personi i cili e ka ngritur kallëzim penal ndaj drejtoreshës se Departamentit të Financave në BKS, është vëllai i presidentit të ri të Kosovës Gani Thaçi.

Infosot ka siguruar letrën të cilën zonja Vetima Vuçitërna, drejtoreshës se Departamentit të Financave në BKS i ka adresuar BKS-së dhe BQK-së

Letra e plotë e zonjës Vetima:

Përshëndetje të nderuar,
Jam e detyruar të Ju informoi se për shkak të artikullit të publikuar më datën 21 Shkurt 2016 i cili është i bashkangjitur në attachment z. Gani Thaçi më ka bërë kallxim penal për detyrimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe me datë 08 Mars 2016 në mengjes Policia e Kosovës – Departamenti i krimeve ekonomike më kanë bastisur zyrën në BKS dhe banesën ku banoi me ç`rast kan marrur kompjuterin-pronë e BKS-së dhe Listën e pagave për muajin Dhjetor të kopijuar nga origjinali i cili gjindet në sektorin e kontabilitetit tek Shefi z. Bashkim Vitia dhe dokumentet e firmës për skanimin e dokumenteve.
Kurse në banesë pas bastisjesë nuk kanë gjetur dokumentet zyrtare të BKS-së siç dyshonin meqe ato gjinden në zyre, por më kanë konfiskuar kompjuterin privat dhe telefonin.
Qëllimi i njoftimit është se në këtë moment nuk disponoi me kompjuterin zyrtar ku gjinden të gjitha të dhënat, pra deri në momentinin e kthimit të kompjuterit jamë e detyruar korespodencën të bëjë përmes e-malit privat për mosngecjen e punëve dhe përgjegjësive të mija, kurse sa i përket procedurës ajo do vazhdoi deri tek gjetja e personit i cili ka dërguar këtë listë portalit QdheQ (qytetari dhe qeveria) meqe unë garantoi dhe do dëshmohet se një gjë të till nuk e kam bërë jo tani por kurr pasiqë me përkushtimin maksimal kryej punëst dhe detyrat e punës dhe jamë e dëshmuar si punëtore e devotshme.
Me keqardhje të madhe dhe respekt,
Vetima Vuçitërna, Drejtore e Departamentit të Financave në BKS-Byroja Kosovare e Sigurimit Auditore e licencuar Eksperte e financave gjyqësore Pronare e Byrosë për shërbime financiare “VETIMA” Prishtinë. (sic)/Infosot/

infosot