Gani Geci: Rexhep Selimi po rren, ai ishte përçarësi më i madh!

E publikuar: 01/03/2016 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka reaguar Gani Geci ndaj deklaratës se dhenë nga Rexhep Selimi.

Përmes një postimi në Facebook,Gani Geci tha se Rexhep Selimi ishte përqaresi me i madh i luftës në Drenicë dhe se ka ende persona që ishin të pranishëm në rastin kur Adem Jashari i tha Rexhep Selimit se nëse jam gjallë do ta nxjerr gabzerrin.

Ja postimi i plotë:

“Kërkoj nga KTV që nesër të marrin mundin dhe të vijnë në Shtëpinë time në fshatin Llaushë dhe të marrin prononcimin për Rrenat e Rexhep Selimit.

Rexhep Selimi ka qenë përçarësi numër nji i Luftës në Drenicë.

Nuradin Lushtaku, Gani Koci, Fadil Kodra, Xhafer Koca, Isuf Hoti, Gani Kabashi, Musli Geci, Sylejman Selimi, Xhevahire Geci dhe shumë të tjerë janë të gjallë, që nëse donë me tregua të vërtetën të gjithë e dinë.

Edhe Bashkim Jashari i dinë të gjitha”.

Infosot