“Gani Geci është kriminel, nuk ia kam frikën. Le të më vrasë!” (Foto)

E publikuar: 10/03/2016 00:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë akuza ka drejtuar kah ish-deputeti i LDD-së Gani Geci, Sanije Rexha bashkëshortja e Abedin Rexhës, ish-Komandant Sandokani.

“Ai ka qenë në odën e Abedin Rexhës pak para vrasjes. Cfarë vetëmbrojtje? Ai është kriminel. Vrasës i shumëfishtë. Ku me ditë sa njerëz i ka vra. Nuk e di kush e mbronë. Por, unë nuk ia kam frikën. Nëse don, le të më vrasë. Por, mua nuk më shantazhon dhe nuk më blenë mua” ka thënë Rexha.
Sanije Rexha

Ajo ka thënë se nuk do të ndalet derisa ta vërtetojë që ishte Gani Geci që e ka vrarë Rexhën.