Galaxy Note 10 do ti mungojë një teknologji e fundit

E publikuar: 06/06/2019 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Smartfoni masiv i Samsung i cili prej disa gjeneratash ka shërbyer si fjala e fundit e teknologjisë, këtë vit pritet të zhgënjejë shumë besnikë të kompanisë. Ndërsa ka pasur raportime që flisnin për kamerën e teknologjisë së fundi, insajderi i Samsung Ice Universe tha se Note 10 të ri do ti mungojë një teknologji kamere.

“Galaxy Note 10 është flagshipi i fundit i Samsung që përdor sensorin CMOS 1/2.55-inç 1.4um.” Samsung ka përdorur këtë sensor prej katër vitesh dhe vetëm S11 do të jetë telefoni i parë me sensorin e ri CMOS, shprehej në një cicërimë Ice Universe.

Dhe ky është problem. Samsung ka përdorur të njëjtin sensor prej katër gjeneratash, që prej Galaxy S7. Andaj vendosja e një teknologjie të tillë në një smartfon që do të përballet me më të mirën e Google, Apple dhe Huawei këtë Vjeshtë mund të provojë goditje fatale për perspektivën e Samsung.

Ky lajm vjen pak pasi u tha se Samsung do të eliminonte portën e kufjeve 3.5mm tek Note 10. Përtej këtyre informacioneve, Note 10 ka shumë për të thënë.

Telefoni do të ketë dizajn komplet të ri i cili do ta sjellë në një linjë me Galaxy S10. Gjithashtu do të ofrohet një variant 5G dhe një me kosto të ulët Note 10e. /PCWorld Albanian