Galatasaray ka arritur marrëveshje për Nagatomon?

E publikuar: 13/06/2018 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat turke raportojnë se Galatasaray do të nënshkruajë me Yuto Nagatomon për 2.8 milionë euro.

Mbrojtësi i Interit e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar te klubi nga Stambolli që tash dëshiron ta blejë kartonin e tij.

(Foto: Getty Images)

Futbollisti japonez nuk kishte klauzolë për blerje në marrëveshje me Galatan, mirëpo klubi nga Superliga turke dëshiron ta mbajë në skuadër.

Përfaqësues të të dyja palëve kanë biseduar për shitjen e lojtarit dhe sipas Aksam, cmimi është caktuar në 2.8 milionë euro.

Nerazzurrët kanë kërkuar 4.5 milionë euro, mirëpo Nagatomo e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë te Galatasaray, prandaj klubi italian e ka ulur kërkesën.

(Foto: Getty Images)

Nagatomo është pjesë e Interit që nga viti 2011 kur u transferua nga FC Tokyo.

Në Itali, ai fillimisht kishte luajtur te Cesena në formë huazimi dhe pastaj e blenë zikaltrit. /Telegrafi/