Gagica: Kosova nuk e ka merituar një udhëheqje kaq të papërgjegjshme

E publikuar: 17/12/2015 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nga ish udhëheqësit e LDK-së në Diasporë, Hafiz Gagica është treguar kritik ndaj zhvillimeve të fundit në vend, duke velësuar se Kosova nuk e ka merituar që të udhëheqej nga papërgjegjësia, transmeton gazetablic.com

Gagica, ka cilësuar se nuk bën të vazhdohet me tutje, me këtë situatë.

“Kështu nuk mund të ecet më tutje, ose duhet të gjenden zgjedhje të arsyeshme për hir të interesave shtetërore të Kosovës, ose duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ngase rrugë tjetër nuk ka”, ka shkruar Gagica, në profilin e ti në rrjetin social Facebook

Shkrimin e plot, mund ta lexoni më poshtë:

KOSOVA NUK E KA MERITUAR NJË UDHËHEQJE KAQ TË PA PËRGJEGJESHME..!

Pas ngjarjeve të fundit krejt të pa kuptimta politike, rrëmujës nëpër rrugët e Prishtinës, burgosjes së deputetëve të opozitës dhe ngjarjet që i ndoqëm çdo ditë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sikur më duket se koha e llafeve të kota dhe e konflikteve politike është harxhue në maksimum!

Është folur dhe shkruar tepër shumë në çdo mjet informativ, televizion dhe portale, dhe nuk është gjetur asnjë zgjidhje politike midis pozitës dhe opozitës, pra duket se kemi folur, shkruar dhe debatuar më shumë seç është dashur..!

Prandaj, duhet pyetur vetveten ku gjendemi sot si shtet dhe si shoqëri gjashtëmbëdhjetë vite pas luftës dhe lirisë sonë të fituar më aq shumë sakrifica, pse jemi sot këtu ku jemi në vonesa tepër të mëdha historike dhe politike, dhe për këtë nuk kemi nevojë të bëjmë as analiza, sepse dëshmia më freskët e gjithë kësaj ngecjeje në shtet ndërtimin e Kosovës ishte lajmi i keq se shtetit tonë akoma nuk iu dha liberalizimi i vizave, duke ngelur edhe më tutje vendi i vetëm në Evropë i izoluar, pas asnjë dyshim, me fajin e qeverisë së përparshme dhe të tashme, e cila, nuk mund t’i ikën përgjegjësive politike, jo vetëm për këtë dështim të madh, por edhe për shumë gabime tjera politike, qoftë në planin e brendshëm, qoftë atë të politikës së jashtme.
Pra, kështu nuk mund të ecet më tutje, ose duhet të gjenden zgjedhje të arsyeshme për hir të interesave shtetërore të Kosovës, ose duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ngase rrugë tjetër nuk ka. Pra, është koha për veprime të guximshme në rrafshin politik, parlamentar dhe presidencial, përndryshe vendin ynë mund të rrëshqas në anarki dhe rrezikim serioz të lirisë, pavarësisë dhe të ardhmes sonë si shtet dhe si shoqëri.

Besoj fort se e ndani mendimin me mua, se koha e llafeve dhe grindjeve të kota ka mbarue, tani duhet fillue një fazë e re e ecjes tonë shumë shpejt për t’i kompenzue humbjet dhe vonesat me suksese të reja, ashtu siç kemi ditur dhe mundur në kohëra edhe më të vështira se sot..!