Gagica: Isa Mustafa nuk ishte i denjë për kryetar

E publikuar: 01/06/2015 18:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas, Hafiz Gagicës, ky kuvend ka pasë nevojë të jetë më relaksues dhe më i qeshur për miratim të disa programeve dhe ndryshimeve statusore

Hafiz Gagica, delegat i Kuvendit Zgjedhor të LDK-së dhe anëtar shumëvjeçar i LDK-së tha se nëse e shikojmë me sy kritik, mendoj se ky kuvend ka pasë nevojë të jetë më relaksues dhe më i qeshur për miratim të disa programeve dhe ndryshimeve statusore. Ishte atmosferë e zymtë në kuvend.
Isa Mustafa nuk ishte i denjë për kryetar. Ai ishte i sigurtë dhe në anën tjetër kishte një frikë për heqjen e nenit të 16-të ku kushtëzohet kandidatura me 50% + 1, transmeton Indeksonline.
“Është për keqardhje moslejimi i medieve dhe LDK-së së diasporës për tu futur brenda në Kuvend. Me çdokush është dashur të lejohet të futet brenda nga nëndegët dhe degët e LDK-së, sepse ka xhirime të zgjedhjeve ku shihet se kanë qenë në rregull çdo gjë.”, tha Gagica për ndalimin e futjes brenda të delegatëve nga diaspora.