Gafë apo provokim nga Unitedi? Djajtë e Kuq e quajnë Juventusin ‘hajdutë’

E publikuar: 23/10/2018 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jemi pak orë nga ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Juventusit, por rivaliteti mes tifozëve është shtuar paksa pas një postimi në ueb faqen e Djajve të Kuq.

Skuadra angleze ka përshkruar Zonjën e Vjetër me një nofkë që tifozëve të Juves nuk iu ka pëlqyer aspak.

Një nga pseudonimet më poshtëruese për Zonjën e Vjetër nga tifozët rivalë si të Fiorentinas, Interit dhe Napolit është ‘Rubentus’. Kjo vjen nga fjala italiane ‘vjedh’“, shkruan në ueb faqen e Unitedit, duke iu referuar skandalit të Calciopolit.

Kujtojmë që ky skandal e kishte zhveshur Juven nga titulli i vitit 2005 dhe si pasoj e kësaj kishte rënë në Serie B.

E gjitha kjo është bërë lajm në mediat e ndryshme dhe ka shkaktuar debat në rrjetet sociale mes tifozëve.

Kështu Man Utd është detyruar ta fshijë, por që ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar, apo kërkim falje rreth saj.

Juventusi prin në Grupin H me gjashtë pikë, kurse Man Utd me katër. /Telegrafi/