Gafa në Oscar

E publikuar: 28/02/2017 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gafa në Oscar Akademia e Filmit dhe Shkencave i ka kërkuar ndjesë kasteve të “La La Land” dhe “Moonlight’, duke thënë se ndjente keqardhje të thellë për ngatërresën e bërë në momentin e shpalljes së filmit më të mirë të vitit në ceremoninë e çmimeve Oscar.

Në deklaratën e saj të parë që prej gafës së pashembullt të edicionit të 89-të të Academy Aëards”, që befasoi Dolby Theatre në Los Angeles dhe pushtoi titujt e mediave në të gjithë botën, akademia pranoi se madhështia e asaj nate ishte prekur seriozisht nga gabimi.

Në deklaratë thuhet se kompania PWC, e cila për 83 vite është përdorur nga akademia për menaxhimin e procesit të votimit, kishte marrë përgjegjësinë e plotë për shkeljen e protokolleve, që çuan tek gabimi.

“Ne i kaluam 24 orët e fundit duke hetuar rrethanat dhe do të përcaktojmë masat e përshtatshme që do të ndërmarrim”, thuhej në deklaratë.

Ndërkaq, vetë kompania PWC sqaroi se stafi i saj nuk ishte treguar i shpejtë në ndreqjen e gabimit të pashembullt, duke ja hedhur fajin Brian Cullinan, një prej 2 kompanive partnere puna e të cilave është të dorëzojnë zarfet me emrat e fituesve.

Siç thuhet, përpos dorëzimit të zarfit të gabuar partnerët kishin reaguar me shumë më shumë edhe pas konstatimit të ngatërresës.

Aktorët Warren Beatty dhe Faye Dunaëay ishin ata që lexuan zarfin e gabuar, duke shpallur fitues muzikalin “La La Land”, ndërsa producentët e filmit ishin ngjitur në skenë dhe kishin nisur fjalimin e falenderimeve u ndërprenë për shpalljen e fituesit të vërtetë, filmit “Moonlight” të Barry Jenkins./tch/