Gaçe: Kënga me playback, vdekje shpirtërore / VIDEO

E publikuar: 13/02/2016 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të këndosh me playback është si të bësh dashuri me masa mbrojtëse”. Kjo ka qenë batuta e këngëtares Aurela Gaçe dhënë gjatë emisionit “Oktapod” të Turjan Hyskës, në Vizion Plus. Duke e konsideruar “jo të vërtetë” një marredhënie “të mbrojtur”, Gaçe thotë se vetëm duke kënduar live ndihet e gjallë.

“Të këndosh me playback është vdekje shpirtërore”, u shpreh këngëtarja në “Oktapod“. Katër vjet pas një “agjërimi” në intervista, diva e skenës mbarëshqiptare, rrëfen emocionet që mbart në çdo dalje publike të saj.

Aurela thotë se kurrë nuk mërzitet së kënduari dhe së qëni pranë gjendjes së njerëzve. Për të, muzika nuk është punë, por mënyrë për të marrë dhe përcjellë kënaqësi. “E dua vëmendjen dhe nuk mund të jetoj pa të”, shprehet Aurela.

Duke performuar “A capella”, Gaçe këndoi hitet e saj, por edhe imitoi me të njëjtën performancë maksimale, edhe këngëtaret që i ka edhe mikesha të saj, si Irini Qirjako, Elsa Lila, Mariza Ikonomi, por edhe këngëtarin Françesk Radi.

Pas daljes së parë publike pas 4 vitesh, Aurela Gaçe thotë se ndihet ende shumë e pangopur me muzikën, duke garantuar se do të jetë gjithnjë pjesë e pandarë e marredhënies speciale që ka krijuar me publikun. /albeu.com/