Gabimi që çdo çift bën në shtrat dhe që duhet të rregullohet patjetër

E publikuar: 14/08/2018 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fakt ajo që është më problematike, ndërsa lidheni fizikisht me personin tuaj të zemrës, është komunikimi i pamjaftueshëm në shtrat.

Sipas studimeve, sa i përket marrëdhënieve seksuale, shumica e femrave ankohen për meshkujt se ata tentojnë të “imitojnë” skena nga filmat erotikë, që në shumicën e rasteve, janë pothuajse të pavërteta në jetën reale.

Edhe pse shumica e njerëzve, mendojnë se gjatë marrëdhënieve seksuale nuk duhet të ketë vend për bisedë dhe komunikim, shumë terapistë seksualë nuk pajtohen me këtë, për të vetmen arsye, se komunikimi është mëse i rëndësishëm gjatë seksit.