Gabimi mjekësor nuk do të jetë vepër penale në Shqipëri

28.05.2019 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gabimi mjekësor nuk do të jetë vepër penale në Shqipëri

Gabimi mjekësor nuk do të gjykohet më si një vepër penale, por si një çështje administrative.

Kjo kërkesë e bluzave të bardha tashëm është bërë pjesë e ndryshimeve të Kodit Penal duke bërë një ndarje të  neglizhencës dhe gabimit mjekësor.

Mira Rakacolli, Zv/ministre e Shëndetësisë ka thënë se kjo u bë pas një konsultimi edhe me mjekët dhe persona kompetentë të ministrisë së drejtësisë.

“Kjo u bë pas një konsultimi edhe me mjekët dhe persona kompetentë të ministrisë së drejtësisë. Gabimi mjekësor është atëherë kur mjeku pa dashje duke zbatuar protokollet mjekësore bën një veprim ose nuk ndërmerr një veprim që ka sjellë për pasoje një dëmtim të të sëmurit, ndërsa neglizhenca është që nuk merresh me pacientin, nuk vepron sipas protokolleve të përcaktuara më parë për mënyrën se si trajtohet, diagnostikohet dhe mjekohet . Gabimi mjekësor do të gjykohet administrativisht dhe neglizhenca penalisht”.

Nëse një pacient humb jetën për shkak të neglizhencës së bluzave të bardha, atëherë mjeku dënohet me burg deri në 4 vjet.

“Neglizhenca do të dënohet penalisht dhe dënimi do të jetë në bazë të shkallës së dëmtimit që neglizhenca ka shkaktuar. Është propozuar që dënimi të shkojë nga gjobë deri në dy vite burg , ndërsa nëse si rezultat i neglizhencës mjekësore pacienti ka humbur jetën dënohet vetëm me burgim deri në 4 vjet”.

Deri më sot mjekimi i pakujdesshëm e dënonte mjekun deri në 5 vite burg, pavarësisht shkallës së dëmtimit të pacientit. Në tre vitet e fundit numëroheshin mbi 20 mjekë të arrestuar për shkak të gabimit mjekësor. /tvklan

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Gabimi mjekësor nuk do të jetë vepër penale në Shqipëri

Gabimi mjekësor nuk do të jetë vepër penale në Shqipëri

Kurti për aksionin në veri: Tensionim i kontrolluar i situatës për të mbuluar skandalet

Kurti për aksionin në veri: Tensionim i kontrolluar i situatës për të mbuluar skandalet

Miratohet raporti i Vuçiqit që thotë se Serbia e ka humbur kontrollin në Kosovë

Miratohet raporti i Vuçiqit që thotë se Serbia e ka humbur kontrollin në Kosovë

Thaçi takon Falatkon e Kosnettin, thotë se lufta ndaj krimit të organizuar do të vazhdojë

Thaçi takon Falatkon e Kosnettin, thotë se lufta ndaj krimit të organizuar do të vazhdojë

MPB: Aksioni në veri s’ka karakter etnik, veprime janë zhvilluar në të gjitha komunat

Rusia fajëson BE-në dhe SHBA-në për “pushtimin policor të veriut”

Rusia fajëson BE-në dhe SHBA-në për “pushtimin policor të veriut”

Vetëvendosje: Aksioni në veri dëshmoi se Policia e Kosovës ka kapacitete

Vetëvendosje: Aksioni në veri dëshmoi se Policia e Kosovës ka kapacitete

Veseli shkon në Veri – takon banorët e disa fshatrave

Veseli shkon në Veri – takon banorët e disa fshatrave

Tahiri: Nuk do të lejojmë askënd dhe asgjë që të cenojë sigurinë përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar

Tahiri: Nuk do të lejojmë askënd dhe asgjë që të cenojë sigurinë përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar

Aksioni në Veri, BE: Sundimi i ligjit të sigurohet në gjithë territorin e Kosovës

Aksioni në Veri, BE: Sundimi i ligjit të sigurohet në gjithë territorin e Kosovës

Veseli viziton policët e plagosur në aksionin në Veri – të pakompromis ndaj krimit

Veseli viziton policët e plagosur në aksionin në Veri – të pakompromis ndaj krimit

Haradinaj: Qeveria e pa kompromis në luftën kundër informalitetit

Haradinaj: Qeveria e pa kompromis në luftën kundër informalitetit

Xhama të thyer, makina të mbetura në rrugë, krejt çka ka mbetur pas aksionit në veri

Xhama të thyer, makina të mbetura në rrugë, krejt çka ka mbetur pas aksionit në veri

Aksioni në veri – kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurve

Aksioni në veri – kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurve

Pacolli informon ministrat e Ballkanit dhe BE-në për aksionin në veri

Pacolli informon ministrat e Ballkanit dhe BE-në për aksionin në veri

Kiçmari: S’ka më keq për një ambasador sesa presidenti e kryeministri të kenë qëndrime të kundërta

Kiçmari: S’ka më keq për një ambasador sesa presidenti e kryeministri të kenë qëndrime të kundërta