Gabimi më i madh që bëni gjithmonë me flokët e lagur

E publikuar: 14/10/2018 04:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çfarëdo që bësh, flokët nuk duhen krehur ndërsa janë të lagur.

Estetistët japin një arsye shumë të thjeshtë për këtë: kur floku është i lagur, është në gjendjen e tij më të dobët. Kjo do të thotë se është më i ndjeshëm ndaj thyerjes.

Nëse i kreh flokët të lagur, mundësia më e madhe është që të humbasësh flokë, edhe për faktin që krehri tërheq një sasi të konsiderueshme me vete, aq më tepër kur mbi të ushtron forcë.

Përveç kësaj, duke i krehur flokët ende pa u tharë, dëmton çdo fije dhe ndikon gjithashtu që majat të dëmtohen. Koha më e mirë për krehjen e flokëve është kur ata të jenë plotësisht të thatë.

Por nëse e keni më nxitim, sugjerimi i vetëm në këto raste është të përdorësh një krehër me dhëmbëza të gjera që të mos ju irritojë skalpin dhe as të dëmtojë majat. Gjithashtu, sigurohu që krehjen e flokëve ta bësh në drejtimin e duhur dhe ngadalë.