Gabimi i tij e eliminoi Bayern Munichun, Ulreich kërkon falje dhe merr përkrahje të madhe nga shokët e ekipit

E publikuar: 02/05/2018 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Portieri i Bayern Munichut, Sven Ulreich, ka lëshuar një falje publike pas gabimit të tij që i kushtoi skuadrës me eliminim në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Pas lëndimit të Manuel Neuer vitin e kaluar, 29-vjeçari është kthyer në portierin e parë.

Pasimi i Corentin Tolisso nuk shjkoi si duhet me portierin që u rrëzua dhe e lejoi Karim Benzema që të shënonte në portën e zbrazët.

Sven Ulreich . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Ishte ndeshja e 40-të e Ulreich në Evropë dhe 13-ta e tij me Bayernin, që i solli fat të keq.

Pas ndeshjes, ai ishte ndalur i vetëm në fushë, i ulur dhe i mërzitur për gabimin  bërë.

Imazhi i tij i vetmuar në fushë shpejt bëri bujë në rrjetet sociale.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se sa i zhgënjyer jam me eliminimin nga Liga e Kampionëve”.

“Dëshironim të arrinim në finale dhe të bënim më të mirën tonë, por më ndodhi një gabim që më ndodhi mua”.

“Nuk mund ta shpjegoj, më vjen keq për skuadrën dhe për tifozët”, ka thënë ai.

Trajneri Jupp Heynckes dhe kapiteni Thomas Muller pas ndeshjes i dolën në mbrojtje.

Njëjtë bën edhe disa nga lojtarët si James Rodriguez, Jerome Boateng dhe Javi Martinez. /Telegrafi/