Gabimet e rrëzimet më qesharake të modeleve në pistat e modës (Video)

E publikuar: 08/04/2017 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Modelet janë të lindura për pista dhe kamera. Puna e tyre është të jenë të bukura, të buzëqeshin dhe të shëtisin të veshura me kreacionet më të njohura. Megjithatë, puna e tyre nuk është edhe aq e lehtë dhe interesante.

Si rrallë herë kemi rastin të shohim se çfarë ndodh pas kamerave dhe ku fshihet puna e tyre e mundimshme, ndodh ndonjëherë që ato gabime t’i shohim drejtpërdrejt në pista.

Me siguri është një ndër frikat më mëdha të manekineve që të mos rrëzohen në skenë.

Këpucët me taka të larta, tualeti i rëndë dhe lodhja me siguri janë arsyeja më e shpeshtë për shkak të të cilave manekinet përjetojnë çaste të pakëndshme në pistë.

Shikoni disa nga rëzimet më qesharake.