Gabigol thotë se dëshiron të shkëlqejë në Evropë

E publikuar: 31/10/2018 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I huazuari i Interit, Gabriel Barbosa, është i hapur që të qëndrojë te Santosi edhe pas përfundimit të sezonit.

Gabigol ka shkëlqyer te Santosi këtë sezon duke shënua 16 gola në 30 ndeshje për klubin brazilian.

Ai pritet të kthehet në janar te Interi edhe pse e ardhmja e tij ende nuk është vendosur.

“Ekzistojnë gjasat që unë të qëndroj te Santosi”.

“Me sa e di, presidenti dëshiron që unë të qëndroj. Ka shumë kohë deri në janar”.

“Jam shumë i lumtur, por unë kam ëndërr që të luaj në Evropë. Nuk varet nga unë, por edhe nga Santosi dhe Interi”.

“Nuk ka qeën sezon i lehtë. Tash është më mirë që të presim edhe disa ndeshje që të zhvillohen dhe që të zgjidhet më pas kjo situatë”, deklaroi Gabigol.

Interi aktualisht ka edhe Lautaro Martinezin në skuadër, por Nerazzurët mund të shfrytëzojnë mundësinë për të rikthyer brazilianin për të pasuruar stolin.

/Telegrafi/