Gabigol kthehet te Interi, nga aty në Angli e do Evertoni

E publikuar: 27/11/2018 03:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gabriel Barbosa mund të rikthehet te Interi që në janar, por pastaj pritet përsëri të ndërrojë skuadër.

Pavarësisht paraqitjeve mjaft të mira me klubin brazilian, Santos, ku Gabigol ka shënuar 17 gola në 34 ndeshje, Interi nuk mendon ta mbajë.

Interi është duke menduar ta shes ose ta huazojnë në një skuadër italiane, për t’i rritur edhe më shumë vlerat.

Por për sulmuesin mund të kalojë në Angli, ku Evertoni i Marco Silvas po kërkon me ngulm, Gabigolin.

Trajneri Silva kërkon ta bashkojë me yje se Richarlison dhe Gulfi Sigurdsson.

Evertoni e ka kërkuar edhe më parë Gabigolin si huazim fillimisht, por Interi deshi ta shes menjëherë për shumën që e bleu.

Interi kërkoi rreth 32 milionë euro në verën e 2016-ës.

Por tani duket se klubi zikaltër është i gatshëm të heqë dorë edhe për një shifër prej 25 milionë eurosh nëse ka ofertë për shitjen përfundimtare. /Telegrafi/