Futet në pishinë që të lahet me peshkaqenë (Video)

E publikuar: 16/10/2018 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë kishte vendosur të lahet lakuriq në pishinën e mbushur me peshkaqenë në Toronto të Kanadasë.

Policia kanadeze kishte pranuar një telefonatë, për një rast të pazakontë që kishte ndodhur në orët e hershme të premtes së kaluar, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet një burrë duke notuar në pishinë i rrethuar nga peshkaqenët, derisa në sfond dëgjohet zëri i një gruaje duke thënë “oh zot”.

Pjesëtarët e sigurimit vazhdimisht i kërkonin që të dilte nga uji, dhe në një moment dukej se do t’i bindej urdhrave të tyre, por në momentin e fundit ndërroi mendje dhe kështu u kthye në ujë.

Sipas zëdhënësit të policisë, burri më pas ka dalë nga pishina dhe është zhdukur pa gjurmë. /Telegrafi/