Futet aksidentalisht në lojë, fiton 81 mijë dollarë (Video)

E publikuar: 16/06/2015 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një njeri i cili aksidentalisht hyri në turneun e pokerit, përfundoi duke shkuar në shtëpi me hiq më pak se 81 mijë dollarë.

Christian Pham, nga Minnesota kishte regjistruar 1500 dollarë në lojën e Pokerit në turneun e World Series Poker në Las Vegas, për vetëm që të ulet në tavolinë dhe të jap numrin e gabuar të kartave.

Z.Pam papritmas kuptoi se kishte hyrë aksidentalisht në këtë lojë që nuk e kishte luajtur kurrë më parë.

Por, kjo nuk e ndaloi atë për tu kthyer në shtëpi me çmimin e lartë prej 81 mijë dollarëve, transmeton Klan Kosova.

”Kur u ula në tavolinë dhe kam bashkuar pesë letra, kuptova se diçka nuk po shkonte mirë”, tha ai.

”Unë thash o Zoti im’’ për shkak se në Minnesota nuk e kanë këtë lojë”.

”Kjo ka qenë hera e parë që kam luajtur këtë lojë, dhe provova të mësoj lojën nga njerëzit që ishin në tavolinë”. Tani ai e dashuron këtë lojë.

https://www.youtube.com/watch?v=1oYvGxEt7wU