Futbollisti po gjuante penalltinë, tifozi me kallashnikov po priste nëse po shënonte gol ose jo! (Video)

E publikuar: 13/12/2017 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me qindra njerëz u mblodhën rreth portës, duke përfshirë edhe një tifoz me kallashnikov – ju me siguri nuk do të donit që të ishit ai që do të gjuanit penalltinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një goditje dënimi e cila ndodhi gjatë një loje lokale futbolli, një vendbanim urban me të ardhura të pakta në kryeqytetin brazilian të Rio de Janeiro.

Thuhet se pamjet u regjistruan nga një spektator që tregonte momentin pasi u dha një goditje dënimi dhe tensionin që mbizotëronte shumicën e tifozëve të pranishëm.

Madje, edhe arbitri u përpoq të organizonte zonën kur u mblodhën më shumë njerëz për të diskutuar vendimin, disa edhe me armë.

Kjo turmë e njerëzve madje e bëri edhe më të vështirë gjuajtjen e goditjes së dënimit.

Të gjithë sytë ishin në fanellën kaltër me numër 6 ndërsa po afrohej. Ekzistonte edhe një tifoz i zhveshur që mbajti një kallashnikov.

Në anën tjetër, portieri dukej nervoz dhe nuk bëri asnjë përpjekje të vërtetë për të ndalur goditjen e penalltisë kur u vendos në këndin e djathtë të portës.

Dhe në fund, dhjetëra njerëz në fushë shpërthyen në festë. /Telegrafi/